Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimit të zjarreve në Bjeshkët e Deçanit.
Haradinaj ka thënë se zjarri në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet.
“Shpërthimi i zjarreve në Bjeshkët e Deçanit, veçanërisht në zonën e Kullës së Qelisë, është shqetësues për shkak të përmasave të tij dhe rrezikut që paraqet. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, dhe falë reagimit të shpejtë të komunës, ekipet e zjarrfikësve dhe shumë qytetarë vullnetarë janë mobilizuar për ta përballuar situatën”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka apeluar te qytetarët për kujdes maksimal.
“Falënderoj secilin që po kontribuon në këtë betejë me zjarret. Apeloj për kujdes maksimal nga të gjithë qytetarët, sidomos ata që ndodhen pranë zonave të prekura, duke shmangur çdo veprim që mund të përkeqësojë situatën”, ka shkruar Haradinaj.