Presidentja e Kosovës shpreh përkushtim për forcimin e marrëdhënieve me Pakistanin
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Pakistanin për Ditën e Pavarësisë, duke i dërguar gjithashtu urime presidentit Arif Alvi. Në një postim në platformën X, Osmani ka theksuar se Republika e Kosovës bashkohet me Pakistanin për të festuar unitetin, shpirtin dhe trashëgiminë e pasur që karakterizojnë kombin pakistanez.
“Ne mbetemi të përkushtuar për forcimin e miqësisë mes dy vendeve tona,” ka theksuar presidentja Osmani.


