Mbrëmë në lagjen Kolovica të Prishtinës, pas një problemi mes dy grupeve ku mbeten dy persona të plagousr dhe një i vrare, është plagosur edhe një kalimtare e rastit, e cila fatkeqsishtë nuk i mbijetoi plagëve të marra.
Këtë e konfirmoi Shaqir Uka, shefi i klinikës së intensivës në QKUK.
Ai është shprehur se viktima është sjellur në gjendje të rëndë.
“Pacientes të cilës ju i referoheni është sjellë mbrëmë në Njësinë e Mjekimit Intenziv pas intervenimit kirurgjik që është dashur të kryhet në sallën operative të Qendrës Emergjente ku është sjellë paraprakisht për shkak të lëndimeve që ka pësuar me armë zjarri”, ka thënë Uka, duke e konfirmuar vdekjen e saj.
Uka ka thënë se viktima është e moshës 49 vjeçare.
