Një aksion i policisë në Gjakovë ka rezultuar në kapjen e S.K., i cili kishte në posedim një sasi të dyshuar të marihuanës. Më pas, banesa e tij është kontrolluar nga policia, ku është gjetur lëndë narkotike, fara kanabisi, një peshore, pesë telefona dhe një thikë. Sasia totale e lëndës narkotike të dyshuar të marihuanës është 30.88 gramë dhe 1.04 gramë fara kanabisi. S.K. dhe S.L. Janë të dyshuarit që janë ndaluar dhe janë në pritje të një periudhe 48-orëshe të ndalimit/paraburgim.