Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) në njoftim për media thotë se nuk është refuzuar asnjë ngarkesë me ujë të ambalazhuar nga Kosova.
Reagim nga AUV vjen pas raportimeve nga një agjenci lajmesh në Maqedoninë e Veriut mbi cilësinë e ujit të eksportuar.
Aty thuhet se si autoritet AUV nuk ka pranuar asnjë informatë zyrtare nga Autoriteti i Maqedonisë se Veriut, për dyshime rreth sigurisë se ndonjë ngarkese me produkt Ujë për pije.
“Nga të dhënat e kontrollit kufitar nuk është gjetur se ka pasur ndonjë ngarkesë me ujë të refuzuar apo kthyer nga ndonjë shtet tjetër në ketë periudhë kohore”.
Më tutje, thuhet se nga dita e marrjes se informatës ka nisë gjurmimi e të gjitha të dhënave për ketë operator ekonomik.
‘Në muajin e fundit janë eksportuar gjithsejte 27 ngarkesa. Të cilat janë certifikuar ne baze të rezultatit të analizave laboratorike, të cilat janë kryer në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik të Kosovës. Ne këto rezultate te analizave është i përfshirë edhe parametri lidhur me “prezencën e bakterit koliform”. Ku në secilin rezultat është konfirmuar se nuk është gjetur ky bakter në produktin uji i ambalazhuar i kompanisë “Rugove”. Raportet e Analizave i posedon AUV, rezultatet janë negative ( pa prezencë të baktereve)”,bëhet e ditur nga AUV.
Tutje, theksohet se nga numri i përgjithshëm i ngarkesave të eksportuar gjatë këtij muaji nga biznesi në fjalë, 12 prej tyre janë eksportuar ne Republikën e Maqedonisë se Veriut (eksporti drejtë këtij shteti është duke vazhduar edhe sot) ndërsa ngarkesat tjera janë eksportuar ne vendet tjera si: Shqipëri dhe France.
“Secili shtet ka të drejtë të rrisë frekuencën e mostrave për ndonjë produkt të caktuar për një afat të arsyeshëm kohorë. Shtimi i masave të kontrollit nga ndonjë shtet, për një produkte të caktuar, nënkupton rritje të sigurisë për konsumatorët e të gjitha vendeve qe e konsumojnë atë produkte. Nga të gjeturat pas gjurmimit të plotë, fakteve të mbledhura dhe paraqitura me lartë, nuk ka vend për shqetësim. Uji i ambalazhuar ‘’Rugove’’ i plotëson kriteret ligjore dhe është i sigurte për konsum”.