Fansat e këngëtares së famshme me origjinë shqiptare, Dua Lipa, kanë vënë re një gabim që 28-vjeçarja ka bërë teksa po gatuante karkaleca gjatë një feste.
Artistja tërhoqi vëmendjen duke shfaqur fizikun e saj mahnitës me një minifustan të kuq, ndërsa ishte vendosur pranë një zgare. Dua kishte përgatitur tashmë një pjatë me misër dhe ajo mund të shihej duke përdorur enë kuzhine për të manovruar karkaleca në zgarë.
Menjëherë, fansat vërshuan në seksionin e komenteve se videoja dukej e orkestruar dobët për “Instagram”, duke sugjeruar se vërtetësia e ‘pjekjes’ ishte e dyshimtë.
Një komentues u shpreh: “Nuk duket se ka ndonjë zjarr poshtë tij. Inskenimi mund të kishte qenë shumë më i mirë”.
Një person tjetër shkroi: “Është shumë e mrekullueshme të rrotullosh një karkalec që as nuk është duke u gatuar”.
Një fans tjetër me humor vuri në dukje: “Unë nuk mund të dëgjoj as zhurmë”.
Kjo video incident pasoi momentin historik të Dua Lipës në marrëdhënien e saj me Romain Gavras, teksa ajo e prezantoi atë me prindërit e saj në Ibiza.
Artistja dhe i dashuri i saj 42-vjeçar konsuamuan një darkë romantike nën dritën e hënës në restorantin Juntos House, të shoqëruar nga prindërit e saj, Anesa dhe Dukagjini./gazetashqip/