Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci i ftuar në emisionin “Debat Plus”, ka folur më shumë në lidhje me videon e publikuar nga kryeministri, ku shiheshin njësi të specializuara të ushtrisë serbe vetëm disa metra larg kufirit me Kosovën.
Maqedonci u shpreh se, futja e armatimit është rrezik që gjithmonë ka ekzistuar dhe është e mundshme.
“Pavarësisht që ka rritje të numrit të ushtarëve të KFOR-it, ka prezencë më të shtuar të policisë, ky rrezik normalisht që ekziston, ne edhe të kaluarën gjatë luftës së Kosovës, kemi arritur të fusim shumë armatim nga Shqipëria pavarësisht që ka qenë pothuajse i blinduar Kufiri me RP e Shqipërisë, kjo është e mundshme,” tha Maqedonci.