Kryeministri Albin Kurti kujtoi sot një “letër garancie” që ai, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca ua paraqitën bashkësisë ndërkombëtare, ku përfshihej edhe zotimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, pas anëtarësimit të vendit në Këshillin e Europës.
Ndërsa tregoi se po refuzon një kusht të ri për Asociacionin në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në KiE këtë muaj, Kurti tha se askush nuk mund të kërkojë më shumë se ajo letër.

