Zyra për media e Dhomave të Specializuara në Hagë ka ritheksuar se nuk mund të ofrojë detaje mbi gjendjen shëndetësore të Hashim Thaçit, duke theksuar respektimin e privatësisë së tij.
“Në përputhje me Rregulloren e Paraburgimit të DHSK-së, informacioni mjekësor i të paraburgosurve mund të bëhet publik vetëm me pëlqimin e tyre paraprak, bazuar në standardet e BE-së për mbrojtjen e të dhënave”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj zyre.
Po ashtu, Zyra për Media ka bërë të ditur se Thaçi vazhdon aktivitetet e tij të përditshme brenda objektit të paraburgimit.
“Nuk është e pazakontë që të akuzuarit të mungojnë në seanca gjyqësore kur nuk ndihen mirë ose kanë shqetësime të lehta shëndetësore. Megjithatë, mund të konfirmojmë se zoti Thaçi aktualisht po merr pjesë në aktivitetet e zakonshme ditore në paraburgim”, thuhet më tej në përgjigjen për RTK-në.