Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka bërë thirrje për dorëheqjen e kryediplomatit evropian Josep Borrell dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas sulmit në veri të Kosovës. Ajo gjithashtu ka sugjeruar se BE-ja duhet të ndërpresë procesin e integrimimit të Serbisë dhe se vazhdimi i dialogut pa ndëshkuar Serbinë nuk ka rrjedhë logjike.
“Borrell dhe Lajçak duhet të marrin përgjegjësinë për situatën aktuale dhe të japin dorëheqje pas sulmit të Serbisë ndaj Kosovës. BE-ja duhet t’i ndërprejë përkohësisht përpjekjet për integrimin e Serbisë në strukturat evropiane. Kosova është ndëshkuar në të kaluarën për gabime të veta, ndaj nuk ka asnjë arsye që Serbia të mos përballet me pasojat e sulmit të saj në veri të Kosovës,” shkruan ajo në postimin e saj në Facebook.