
Milan Rajojiçiq është zbardhur të jetë pajisur me leje nga Policia e Kralevës për përdorimin e gjashtë armëve të ndryshme.
Të gjitha këto leje janë lëshuar në vitin 2017, sipas një dokumenti që është prezantuar nga Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai bëri këtë zbardhje gjatë një konference për media, duke treguar se ky dokument është gjetur në një nga veturat e konfiskuara gjatë një operacioni të zhvilluar në Zveçan kundër një grupi të dyshuar për aktivitete të lidhura me terrorizmin.
Sveçla gjithashtu ka theksuar se kjo dëshmon lidhjen e drejtpërdrejtë ose pjesëmarrjen e Radojiçiqit në sulmin terrorist ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi dje në orët e para të mëngjesit, kur u vra policia Afrim Bunjaku.
“ Kemi gjetur dokumente të kriminelit Milan Radojiçiq që dëshmojnë pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në këtë aksion. Ai është nënkryetari i Listës Serbe e tashmë e dimë që Lista Serbe është ngushtë e bashkërenduar me Vuçiqin. Harta e këtij plani është më e qartë se kurrë. Nga kjo sasi e madhe e armatimit kuptohet se ka pasur plan të përfshirjes së qindra personave për destabilzimin e rajonit”, ka thënë ai.Ndryshe, Radojiçiq që nga viti 2018 është nënkryetar i Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila funksionon me mbështetjen e Beogradit. Ai gjithashtu është në listën e zezë të Amerikës për shkak të përfshirjes së tij në krimin e organizuar ndërkombëtar.
