Ad imageAd image

Policia ka bllokuar qarkullimin në një segment të rrugës “B” në Prishtinë, duke u bazuar në një informacion të pranuar për praninë e një mjeti të dyshimtë./bomb.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, konfirmoi lajmin, duke njoftuar se rreth orës 20:30 janë pranuar informacione që lidhen me dyshimet mbi një mjet në rrugën “B” në Prishtinë.

Autoritetet policore menjëherë kanë reaguar, duke shkuar në vendin e ngjarjes dhe duke filluar veprimet e nevojshme për menaxhimin e situatës. Policia arrit ta largonte mjetin shperthyes pa shkaktuar ndonje problem ose pasoj tjeter.