Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, lidhur me nivelin e investimeve kapitale në Kosovë.
Mustafa e cilësoi deklaratën e Muratit si “manipulim të paskrupullt”, duke shtuar se “fatkeqësisht për Kosovën, rezultate të vërteta pozitive nuk po mund të gjejnë, sepse nuk e kanë asnjë!”
Ministri Hekuran Murati kishte paralajmëruar një “boom” në investimet kapitale për vitin 2024, pas një viti të duhur në 2023 për këtë sektor.