Miley Cyrus kishte një reagim mjaft pozitiv pasi Adele e vlerësoi këngën e saj të fundit, “Used To Be Young”. Javën e kaluar, Adele, ka dhënë opinionin e saj lidhur me këngën më të fundit të Cyrus, e cila ka thënë se është një fanse e madhe e saj dhe se është fiksuar me këngën e re të Miley Cyrus.
“Jam në një periudhë që po përjetoj shumë nostalgji dhe kjo këngë më ka bërë të lotoj. Absolutisht e dashuroj, është këngë e mrekullueshme. Ajo është një legjendë, e dua shumë“, ka thënë Adele në një intervistë të dhënë për Pop Base.
Ylli i Hannah Montana, i është përgjigjur fjalëve të bukura të Adele, duke thënë: “Mendoj shumë për ty kur shkruaj këto këngë, kam shpresuar gjithmonë që t’i pëlqesh. Kjo do të thotë shumë për mua. Të dua. Misioni u kompletua”.
Fansat e dy këngëtareve të njohur janë gëzuar shumë nga ky adhurim i përbashkët mes dy vokalisteve të talentuara. Pas këtyre reagimeve, fansat po presin për një bashkëpunim mes dy artisteve.