Friedrich Merz, kancelari me shumë gjasa i ardhshëm i Gjermanisë, është ngritur nga shtrati herët këtë mëngjes dhe tashmë veçse ka nisur takimet, duke filluar me presidentin e Këshillit Europian António Costa, vetëm disa orë përpara takimit urgjent të Këshillit Europian për Ukrainën.
Është një mundësi e mirë për të dy liderët që të ndërtojnë raporte dhe të zhvillojnë marrëdhënie pune përpara se Merz të hyjë në Bundeskanzleramt dhe të diskutojnë se çfarë mendon lideri i ardhshëm gjerman për shumë prej ideve që do të diskutohen nga udhëheqësit e BE-së sot – dhe propozimin e Merz për investime masive në mbrojtje dhe infrastrukturë.
Për takimin mes tyre sot shkroi edhe Costa, i cili tha se Gjermania ka një rol krucial në Bashkimin Europian.
“Diskutim i rëndësishëm këtë mëngjes me Friedrich Merz për sfidat që Europa po përballet”, shkroi Costa.
Mbrëmë, Merz u takua gjithashtu edhe me presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, si dhe shefen e politikës së jashtme të BE-së Kaja Kallas dhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte./Express/