Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, mbajti një tubim në Lipjan, ku theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe BE, si dhe forcimin e miqësisë me SHBA. Ai kritikoi qeverinë aktuale, duke e cilësuar si një periudhë të mbushur me popullizëm dhe përçarje.
“Duhet të ecim përpara drejt integrimeve euroatlantike dhe të forcojmë aleancën me SHBA. Për katër vite jemi mbajtur të ndarë nga një qeverisje e bazuar në popullizëm. Është koha që LDK-ja ta bëjë Republikën siç e meriton”, deklaroi Abdixhiku.
Ai akuzoi qeverinë për mungesë vizioni dhe theksoi se Kosova ka nevojë për një udhëheqje që sjell shpresë dhe unitet. “Kosova ka nevojë sërish për LDK-në, si shpresa e parë dhe e fundit e Republikës. Nuk mund të ecim përpara me përçarje dhe urrejtje, por me vizion të qartë për zhvillim dhe bashkim”, shtoi ai.
Duke iu referuar aferës KEK, Abdixhiku kritikoi mënyrën e qeverisjes dhe ironizoi komunikimet e kryeministrit Kurti, duke theksuar se ata që kanë keqpërdorur resurset shtetërore do të mbajnë përgjegjësi. “Në LDK, komunikimi është për familje dhe vlera, jo për afera korruptive. Ata që kanë keqpërdorur fondet publike do të përgjigjen cent për cent”, tha ai.
Ndër të tjera, Abdixhiku premtoi se do të angazhohet për realizimin e projektit të gazit amerikan me vlerë 120 milionë euro, nga i cili do të përfitojnë edhe qytetarët e Lipjanit. “Me këtë investim, Lipjani do të shndërrohet në një qendër të rëndësishme energjetike. Do të jem partner i bizneseve dhe zhvillimit ekonomik”, u shpreh ai.
Nga ana tjetër, kryetari i degës së LDK-së në Lipjan, Imri Ahmeti, u shpreh krenar për mbështetjen e qytetarëve dhe theksoi se LDK-ja është e angazhuar për një qeverisje ndryshe. “Kjo është një natë e rëndësishme, sepse na bashkon vullneti për t’i dhënë fund kaosit dhe për ta çuar Kosovën në



