Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, ka komentuar ngjarjen e rastësishme në një çerdhe në Fushë Kosovë, ku dyshohet se një fëmijë 3-vjeçar u vu nën dhunë. Nagavci ka karakterizuar pamjet e publikuara si “skandaloze” dhe ka shprehur shqetësimin e saj për faktin se ky duket të jetë një veprim i zakonshëm.
“Një pamje vërtet skandaloze, dhe ajo që më shqetëson më tepër është se duket të ketë qenë më shumë se një veprim i një personi. Shihet që janë përfshirë dy ose tre persona në atë situatë,” deklaroi Nagavci në emisionin “Kallxo Përnime.”
Ministrja po ashtu informoi për masat që janë ndërmarrë në lidhje me këtë ngjarje, duke bërë të ditur se inspektorët kanë vizituar çerdhen në ditën e pas rastit. Ajo gjithashtu theksoi se inspektorët kanë shkuar në Drejtorinë për Arsim për të ndjekur zhvillimet e rastit më tej.
“Sa na takon neve si Ministri, në rastin e parë në mbrëmjen që është bërë publike informata, në mëngjes në orën e parë të fillimit të punës inspektorët e arsimit kanë qenë në vizitë në çerdhe, po ashtu kanë pasur vizitë edhe në DKA dhe gjatë kohës sa ato kanë qenë aty kanë qenë të pranishëm edhe zyrtarët policorë që në të njëjtën kohë e kanë hetuar rastin”, tha ajo. -raporton OdeonShow