Gjendja në veriun e Kosovë.
Kosova në ditën e djeshme është përballur me një sulm terrorist që filloi me vrasjen e një polici Kosovar. Gjatë kësaj katrahure patem mundësi të degjonim edhe deklaratën e presidentit Vucic i cili u paraqit në mbrojtje të Serbeve duke thënë: “Serbët dhe jo njerëzit nga Serbia qendrore, siç gënjyen në mediat e Prishtinës, por nga Kosova u rebeluan, duke mos dashur të vuajnë më terrorin e Kurtit. Në asnjë mënyrë, nuk dua ta justifikoj vrasjen e një polici shqiptar dhe as nuk mund ta justifikoj. Është një akt i dënueshëm dhe është diçka që nuk i duhej askujt” Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha që banorët serbë “nuk kanë automjete të blinduara dhe asnjë civil tjetër në Republikën e Kosovës. Ai e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulmin e armatosur. Policia e Kosovës akoma po vazhdon aksionin ne Manastirin e Banjskës, ndërkaq në bazë të Ministrit të Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla, janë vrarë tre persona dhe janë arrestuar gjashtë.
Kurse sot është bërë varrimi i të ndjerit Afrim Bunjak-ut me ceremoni shtetërore. Ngushëllime Familjës Bunjaku.