Një nga supermodelet më të suksesshme në Britani, Naomi Campbell, të cilën jemi mësuar ta shohim në shtëpitë më prestigjoze të modës në botë si Prada, Burberry, Sain Laurent dhe shumë të tjera, ka surprizuar me vendimin e saj të fundit.
Campbell, 53-vjeçe, ka prezantuar bashkëpunimin e saj të fundit me një nga firmat e famshmë në Britani, Pretty Little Thing, e cila prodhon rroba për masën, më një kualitet të ulët dhe që zakonshit janë për grupmoshën nga 16-vjeç deri në 24-vjeç.
Koleksioni i modeles “Pretty Little Thing, Designed by Naomi Campbell” do të lançohet të martën e ardhshme, më 5 shtator, me një pasarelë mode të organizuar në restorantin ikonë Cipriani në Manhatan.
Naomi ka qënë një figurë elitë e modës, e cila ishte modelja e parë më ngjyrë që pozoi në kopertinen e revistës “Vogue” në vitin 1988. Kjo ishte para se klientët e “Pretty Little Thing” të kishin ardhur në jetë. Modelja me famë botërore, e cila preferohet nga një audiencë e moshës së mesme, nuk njihet nga shumica e adoleshentëve, të cilët nuk kanë dëgjuar kurrë për të.
Naomi ka thënë se kjo tregon faktin se në modë nuk ka barriera. “Ka të bëjë me faktin për të njohur një audiencë komplet ndryshe që unë nuk i njihja më parë dhe që as ata nuk më njohin mua”, ka thënë modelja për “Women’s Wear Daily”.
Megjithatë, është e pamohueshme që ajo mund të jetë nëna, gjyshja e klientëve të Pretty Little Thing. Ndoshta qëllimi i kësaj fushate është të zgjerohet gama e moshës së synuar, por rrobat e dizenjuara, thjesht nuk e pasqyrojnë këtë, pasi janë shumë ekstravagante dhe i përkasin një moshe më të re.
Padyshim që ky është një rrezik për reputacionin e Naomi, në një kohë kur shumica preferojnë të zgjedhin kualitetin në vend të gjërave të lira që do përfundojnë shumë shpejt në plehra./gazetashqip/