Ad imageAd image
Në mbledhjen e mbajtur të mërkurën, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim për shpërndarjen e një sasie prej 6 milionë eurosh shtesë për projektin e ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë. Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës vazhdon punimet në këtë rrugë me një intensitet të lartë.
“Ministria përgjegjëse për Infrastrukturë është angazhuar që punimet të vazhdojnë me intensitet të lartë, andaj duke e konsideruar dinamikën aktuale të punimeve sjellim para jush për aprovim ndarjen e mjeteve shtesë për këtë rrugë”, ka theksuar Kurti