“Ministria e Mbrojtjes nënshkruan një kontratë në vlerë prej mbi 1.8 milion euro për furnizimin me çizme ushtarake për nevojat e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas informacioneve të publikuara në portalin e-prokurimit, kjo kontratë parashikon furnizimin me çizme verore dhe dimërore për një periudhë prej 3 vitesh, duke përfshirë 17 mijë palë çizme në total. Në dokumentin e dosjes, Ministria e Mbrojtjes shpjegon se qëllimi i kontratës është të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm të çizmeve për FSK-në, në përputhje me specifikat teknike të përcaktuara.
Operatorët ekonomikë të përfshirë në furnizim janë ‘RUNËAY SH.P.K.; GENC TAAHHUT GIYIM TEKSTIL INSAAT SAN.VE. TIC. LTD. STI VKN’. Për këtë kontratë, fillimisht ishte parashikuar një shumë prej 2 milionë euro, ndërsa pritet që ajo të nënshkruhet sot.”